Dritëro Agolli: Ajo më la atë natë…

adhuroj gratë poezi nga dritero agolli observerkult

Ajo më la përngaherë atë natë
Dhe unë i munduar si një kalorës
Me plagë kthehesha rrugës së gjatë,
Kur shkrinte fundi i dëborës.

Oxhaku i shtëpisë villte shkëndija ,
Në kthina kërcisnin nallane dhe enë,
Më priste qeni im tek avllia
Si Argusi plak Odisenë.

Në ahur çukisnin brirët e qeve
Dhe hundët e tyre e bënin ajrin me vlagë;
Në qiellin e turbullt leckat e reve
E lidhnin hënën si plagë…