Njerëz t’përkryer s’ka, por ai mund të jetë i përkryeri për ty…duaje fort!

Bob Marley njihet si një artist i mençur dhe i ndjeshëm për çështjet sociale. Thëniet e tij, sidomos ato për dashurnë citohen edhe sot nga të dashuruarit në mbarë botën.
ObserverKult ju sjell disa prej tyre:

Bob Marley: Nuk ka çift të përkryer

“Ai nuk është i përkryer. As ju nuk jeni e tillë. Të dy së bashku nuk do të jeni kurrë të përsosur.

Por, nëse ai ju bën për të qeshur të paktën një herë, ju bën të mendoheni dy herë, dhe pranon se është njerëzor e gabon, shtrëngojëni fort dhe jepini sa keni mundësi.

Ai nuk do t’ju citojë poezi, nuk do mendojë për ju çdo moment, por do t’ju japë një pjesë të tij që e di se mund t’ia thyeni.

Mos e lëndoni, mos e ndryshoni dhe mos prisni më shumë nga sa mund t’ju japë. Mos e analizoni. Buzëqeshni kur ju bën të lumtur, bërtisni kur ju inatos dhe përmalluni për të kur nuk është aty.

Duaje fort kur ka dashuri mes jush. Sepse djemtë e përsosur nuk ekzistojnë, por gjithmonë ka një djalë që është i përkryer për ju.”/ObserverKult