Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten!

Thënie proverbiale nga njerës të shquar:

Askush nuk është i padobishëm në këtë botë nëse arrin të lehtësojë sadopak barrën e jetës së një tjetri./ Charles Dickens

Nuk kemi dhe aq nevojë për ndihmën e miqve, sa për sigurinë e ndihmës së tyre./ Epikuri

Nganjëherë, personi që ti mendon se do të të japë goditjen finale kur të rrëzohesh, është në të vërtetë nga ata pak persona që do të të ndihmojnë të ringrihesh./Paulo Coelho

U mbyt, pasi kishte turp të kërkonte ndihmë./ Marcello Marchesi

Ti nuk je kurrë vetëm apo pa ndihmë. Forca që udhëheq yjet, të udhëheq dhe ty./ Prabhat Sarkar

Nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë./ Ronald Reagan

Nuk ekziston erë në favor të një marinari që nuk di ku të shkojë./ Lucius Annaeus Seneca

Duart që ndihmojnë janë më të shenjta se buzët që luten./Robert Green Ingersoll

Pjesa më e madhe e njerëzve lind me ndihmën e doktorëve dhe po ashtu vdes./ George Bernard Shaw

Secili lot është një thirrje për ndihmë./ Cecelia Ahern

Ka nga ata që e ngatërrojnë miqësinë me mëshirën dhe nuk pranojnë asnjë lloj ndihme, ngaqë nuk duan të shihen si të dobët./ Erica Jong

Xhuxhi sheh më larg se gjiganti, nëse hipën mbi shpatullat e gjigantit./ Samuel Taylor Coleridge

Nuk dua të ndrij njerëzit me dritën time, dua vetëm t’i ndihmoj të sodisin diellin më mirë./ Gustave Thibon

ObserverKult