Gaqo Çako: Kroi i fshatit tonë (teksti dhe kënga)

Teksti: Lasgush Poradeci

Kroi i fshatit tonë
ujë i kulluar
ç’na buron nga ai mali
duke murmëruar

Kroi i fshatit tonë
grykë argjendi
që nga rreze e malit
ç’na buron rrëmbyer.

Venë e mbushin ujë
vashat anembanë
cipëzën e bardhë
përmbi sy e mbajnë
cipëzën e bardhë
cipëzën e kuqe
qafën si zambak
buzën si burbuqe.

Nga po ky këngëtar: Gaqo Çako: Asaman, o trëndafili çelës…(teksti dhe kënga)