Alma Bektashi& Aleksandër Gjoka: Ti nuk më tradhton (teksti dhe video)

Ju ftojmë të ndiqni këngën “Ti nuk më tradhton” kënduar nga dueti Aleksandër Gjoka & Alma Bektashi.

Kënga ishte pjesëmarrëse në edicionin e 33-të të Festivalit të Këngës në RTSH në vitin 1994.

Ti nuk më tradhëton

Nuk më pëlqen alkooli
por sot uiski unë po pi
meqë s’të kam pranë vetes
unë kam pijen që preferon ti

A nuk m’i ndjen ti sytë
fshehtas unë nga ty shikoj
dhe pse nuk jam pranë teje
ulur jam me ty
me askënd në botë s’të ndërroj

Besoj ti nuk më tradhton
Jo,
kërkon të më ngacmosh
shkojmë larg njerëzve ne diku
të jemi vetëm,
vetëm të dy

Eja,
deri natën vonë të vallëzojmë
derisa gjunjët të na tradhtojnë
të biem mbi njëri-tjetrin
po të duan të na zgjojnë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

__________________________

Lexo edhe:

NËSE ZOTI DO TË MË LEJONTE TË ZGJEDHJA, DO TË ZGJIDHJA GJITHMONË TY