Lola, ishte veç 19-vjeçe kur u pushkatua. Fjalët e fundit…

lola

Lola, ishte vetëm 19-vjeçe në kohën kur u pushkatua. Mëkati i saj ishte sepse ëndërronte për liri.

Kjo është jeta e trishtë e partizanes nga Korça, Floresha (Lola) Myteveli-Mirahori.

Ajo u vra nga gjermanët në vitin 1944.

Floresha ishte pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek.XV.

Historia e dhimbshme që bën fjalë për një 19 vjeçare, e cila është pushkatuar nga nazistët gjermanë, është risjellë në vëmendje kohë më parë nga kryeministri, Edi Rama.

Me shprehjen ‘Lavdi për jetë”, Rama me pak rreshta ka zgjedhur këtë histori për të treguar atë çfarë ka vuajtur vendi ynë nga regjimi nazist.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga radhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si “odshakësia shqiptare”.

Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek. XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri.

Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu.

Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe:

“Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën i’a kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!”

Lavdi Përjetë!

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

Mbeti pa dhëmbë, pa thonj dhe pa flokë para se të dënohej me pushkatim…

lexo edhe:

KAQ SHUMË SUKSES, SI E MORI KËTË EMËR DHE ÇFARË E FRYMËZOI…

Nuk ka shqiptar që nuk e ka parë. Kur përmendim “Pallati 176”, komedinë më të pëlqyer nga shqiptarët na shkon mendja te autorja Adelina Balashi përpos aktorëve shqiptar që i dhanë “jetë” kësaj vepre.

E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Adelina rrëfeu si rrallëherë shumë detaje rreth komedisë. Gjatë bisedës me moderatorin, Balashi u shpreh se “Pallati 176” lindi si një punim diplome.

Ajo u shpreh se nuk ia kishte marrë mendja që vepra dramaturgjike e saj do të vlerësohej dhe përzgjidhej nga profesori Kudret Velça, mes shumë punimeve të prezantuara nga 10 persona të tjerë.

Pse mori emrin “Pallati 176”?

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult