Edmond Tupja: Do të heshtim…

Gesi nuk kupton gjithçka,
Veç i sigurtë është për diçka:
E di që përherë në shtëpi ka
Një nënë, një baba.

Që të pavdekshëm kujton
Se i ka, do t’i ketë gjithmonë
Në këtë jetë pa mbarim ku jehon
Dashuria e tyre, kurrë vonë.

Ne e dimë se dikur, një ditë a një natë,
Ai do të mbetet pa shpresë, fillikat,
Do të na kërkojë me zemrën zi të pamatë,
Kurse ne do të heshtim nën tokën ngërç të ngratë.

Do të heshtim të pafuqishëm për djalin tonë të pafat.

LEXO EDHE: Edmond Tupja: Ti pa mua