
Dikush më mësoi qysh në vogëli
Që dyer e dritare të vogla të mëdha
Janë bërë për t’u mbyllur nga brenda
Që njeriu të jetojë në një kala.
Heshta e heshtjes
M’u ngul me ngulm në jetë
Hyra në vetvete e s’dola më
Bota u bë thikë e mprehtë
U vesha me gur betonarme
Dhe prita gjatë
Nën peshën e një ankthi të pamatë
Prita
Humba shumë
Pak gjë shpëtova
Por mbijetova.