Edmond Tupja: Tani e kuptoj…

Tani në muzg
Të jetës sime,
Krejt buzë
Gremine,
Po aq i rëndësishëm
Sa një thërrime,
Po aq i rastësishëm
Sa një rrezja
E një vrime
Miu,
Tani e kuptoj
Vetvetiu
Sa pak vlen
Sot njeriu
Kur lë pas
Një fëmijë jetim
Pa të ardhme,
Si Gesi im.