Eftim Eftimov: Ti ndoshta sot s’do vish…

Përqafimet un’ s’t’i mora hua,
dhe jo si borxh për ty un’ ëndërrova.
Ti çdo përkëdhelje ma paguan mua.
Pra jemi fit e fit, e dashur, ne të dy.
Ti ndoshta sot s’do vish…
Do kalojë një ditë,
dy a tri me radhë, do shikosh,
diçka shpirtin tënd do ta trazojë,
dhe pyjet ti për mua do kalosh,
mbi to, pëlhurën e qiejve të djegur
era do ta valëzojë.
Ti shkruan rrallë-
dhe janë të rrallë ata që shkruajnë
dy fjalë në një duke përzierë.
Dyqind radhë njëra pas tjetrës,
në një zarf, vetëm dyqind letra.
Ti mua më puth një herë-
kjo puthje do të bëhet flakë,
që do të djegë deri vështrimin e fundit
dhe të fundit shkëndijë të gjakut.
Mjaft më me llogari!
S’më duhen borxhet,
unë s’kërkoj veç dashuri…

Përktheu: Myzafer Xhaxhiu

*Titulli i origjinalit: “Dashuri për dashuri”