Aleksandër Gjoka: Eja, eja luleborë (teksti dhe kënga)

Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Deri më tani ai ka disa këngë të incizuara por ndër më të njohurat janë “Kuturu”, “Ditë dimri”, “Falmi sytë e shkruar” etj.

Në vazhdim ua sjellim këngën “Luleborë” të intepretuar mjeshtrisht nga Aleksandër Gjoka.

Tuj shëtitur n’mal e n’kodër,
tuj prek lulet t’gjith me dorë,
veç n’nji kopsht ma t’bukrin n’Shkodër,
ty të gjeta luleborë.

Je e vogël por e plotë,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un ty t’kërkoj,
gëzim me ty jetën ta çoj.

Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.
Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.

Pash’ ma t’bukrën stinë t’pranverës
pash’ ma t’bukrin dranofil
mos ja fal kujt ti erën,
se për mu vetëm ke çil.

Je e vogël por e plotë,
ty t’kërkoj un’ tash sa mot,
tash sa mot un’ ty t’kërkoj,
gëzim me ty jetën ta çoj

Eja, eja luleborë,
se me ty do thur kunorë.

————————————————————————————

gjoka

LEXO EDHE:

ALEKSANDËR GJOKA: SA TË DESHA, SHPIRT S’MUND TA DISH… (TEKSTI DHE KËNGA)

Eci rrugëve kot, kuturu
dhe s’di ku shkoj,
xurxull jam prapë unë- se ajo,
një bohem nuk e do.

Sa të desha, shpirt s’mund ta dish,
të vodhën ty – pabesisht,
me pije mbys dhimbjen pa fund…

Sa e lumtur je, unë s’e di,
me atë që jeton,
mund ta blejë ai për ty dhe botën,
vetëm zemrën, jo!

Mbeti shkretë tani streha jonë,
në luks je ngrirë, në kyç trishton,
si në muze, si një Xhokondë.

Unë në jetë i pasur s’jam vërtet,
por në ëndërr e shoh veten mbret,
nëpër pube tok me miqtë harxhoj,
unë hënën si monedhë.

Ti po fle tani, Xhokonda ime,
shiu si det mbi mua zbrazet,
as rrufetë s’më vrasin dot.
se ka një Zot!

——————————————————————————————

LEXO EDHE:

ALEKSANDËR GJOKA: UNË PËR TY PATA NEVOJË (TEKSTI DHE KËNGA)

Në jetën time ka qenë një çast
Kur unë për ty pata nevojë
Jo për të tuat gjeste, fjalë,
Por ti pranë meje më qëndroje…

E kundërta ndodhi ti ike larg,
Ato ditë dimri të jetës time,
Gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë,
Përse më ike, më braktise?

Kliko ne linkun KETU per ta ndjekur edhe kengen.

ObserverKult

Nga po ky këngëtar:

Aleksandër Gjoka: Zemra e një gruaje… (teksti dhe kënga)