Elita 5: Asgjë s’ka mbetur më në jetën time (teksti dhe kënga)

Mjegullojnë ngadalë
Kujtimet e mia,
Dal pranë detit
Dhe me mbyt vetmia.

Me kitarë në duar,
Bëj dy-tri fjalë
Me kaltrinë e detit
Du për t’u çmallë.

Qaj pranë detit,
Mbi atë breg,
Deti e hap zemrën
Edhe ai flet.

Shihe ti, o mik
Këtë zemrën time
Edhe unë i kam
Po ato mjerime.

Por s’u bë e imja
Ajo s’u bë kurrë
Zemra herë ngrinë,
Herë digjet furrë.

Asgjë s’ka mbetur
Më në jetën time
Veç dashurisë s’humbur
Dhe ato kujtime.

Nga po ky grup: Elita 5: S’mendoj më për ty… (teksti dhe kënga)