Elita 5: Vjen një ditë dhe çdo gjë mbaron (teksti dhe kënga)

Një këngë për ju
për ne edhe për ju
një këngë për ju.

Të gjithë në botë
kemi ardhur duke qarë,
lotë i dhamë jetës,
këngë për t’ia marrë.
për t’ia marrë.

Gjithmonë do të pendohemi
në rrugët e jetës,
kur jetojmë
larg së vërtetës.

Pse jeta është ëndërr e kotë?
pse ëndrra është
mashtrim në këtë botë?
Pse bota është hije për ne?
sot jemi këtu, nesër atje.

Të gjithë në jetë
kemi bërë ndonjë mëkat,
kush nuk mëson nga gabimet,
Do të gabojë prapë.

Për t’i fshirë mëkatet,
mund të jetë shumë vonë,
vjen një ditë
dhe çdo gjë mbaron.

Sot këtu
e nesër atje,
sot jemi këtu,
e nesër atje,
Mos harro.

ObserverKult


Lexo edhe:

BUKOWSKI: SHPREHENI ATË QË NDJENI, MOS KINI FRIKË NGA PASOJAT…