Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu: Ti beso në fuqinë e zemrës tënde (Teksti dhe kënga)

Sa herë e thyer
sa herë e lodhur
sa herë me frikën se ku po gabon
tek vetja jote
je gjithçka që kërkon

As kokën ulur
as e përbuzur
kurrë mos qëndro
as kurrë mos lejo
tek vetja jote
je gjithçka që kërkon.

Ti beso…
në fuqinë e zemrës tënde
dhe mos harro
se për vete ti vendos
drejt vazhdo
dhe atëherë kur ti rrëzohesh
mos ndalo asnjëherë
as kur jeta të dëshpëron.

Një rrugë e humbur
një e pamundur
kurrë mos mendo
se është jeta per ty
mos u dorëzo
ti në vetë mos dysho

Mos u tremb nga asgjë
që ty jeta të sfidon

Në zemrën tënde ti beso
ajo s’të mashtron

Dielli për ty rrezon
ku do që je ku do që shkon
dielli për ty rrezon
rrugën tënde ta ndriçon.

Rrugën e zemrës tënde
asnjëherë mos e ndalo
Asnjëherë mos e lësho…
Ti beso në fuqinë e zemrës tënde…
Mos harro se për vete ti vendos…