Elona Caslli: Stop “Përputhjes” dhe Historisë së Dashurisë së rreme

Nga Elona Caslli

Të rinjtë jemi ne.
Jam kundër shfaqjes së formateve si “Përputhen” apo “Love story” në ekranet shqiptare. Kjo nuk është censurë, por është përgjegjësi kundrejt çdo të riu apo të reje që nga iluzioni i famës televizive, bie viktimë e producentëve dhe shndërrohet nga këta të fundit në një skelet televiziv.
Nëse përdoret alibia se këto emisione jepen edhe në Evropë, përgjigjem se Evropës duhet t’i marrim fillimisht pikat e mirëfillta të orientimit e mandej ato të çorientimit. Të mbarojmë me kategorinë e parë e shohim pastaj me të dytën.
Të ushtrojmë presionin e duhur si qytetarë dhe të mos lejojmë riprodhimin e këtyre formateve në ekranet shqiptare.
Rinia nuk duhet të shkojë dëm.
“Përputhen” shfaqet me pullë të kuqe, në zemër të pasdites, ku fëmijë e të rritur janë të ulur përballë ekranit duke infektuar adoleshentët që janë në formim e sipër.
Stop ” Përputhjes dhe Historisë së Dashurisë së rreme”

Post Scriptum- Shpërndaje nëse bashkohesh.