
Bashkë me natën dhe ti ike,
Përmes shiut si një flutur,
Rrahjet zemrës seç ia fike,
Shpirtin le krahë këputur.
Krahët e ëndrrës mi theve,
Ma fike dritën e shpresës,
Shpirt e zemër mi rrëmbeve,
Vetëm më le në shkretëtirën e jetës.
Ike! Ishte zgjedhja jote,
E te kthehesh vendos unë,
Sa gjithë yjet e kësaj bote,
Vuaj, e ndoshta dhe më shumë.
Por kurrë s’do derdh lot për ty,
Do qesh me zë si gjithmon’.
Vuajta sa ishim të dy…
Lotin tim s’e meriton.
ObserverKult