Entela Kasi: Nesër, ani- nesër

Sundues, skllevër, mbretër,
Të tokës rrëshqitur kur bien, ashtu ngultas në asht njeriu,
Dhe qeshin, me një fashë të bardhë gojës,
Gjuhëlidhur të tjerët,
as zotërinj as shërbëtorë,
një sferë e rënë galaksisë,
një atom që endet pa lidhje me lehtësinë e përmbajtjes së vetes,
Pastaj të tjerët e tjerë,
Një ushtri bretkocash ndërkohë,
pa kohë pellgut e myshkut, në kor si i përbaltur tingull
Përmbyt, sundon, dritën.
Dhe heshtja, një gjuhë e lidhur flet në heshtje
Gjithçka që e pa syri i njeriut botës, asaj këtu ku jemi
Me shije metali nën qiellzë, shqisë me shije të baltës,
Tash miku im, bjer e fli!
Është terr, në mundsh ëndërro, kohën kur ishim njerëz të bukur
Me shqisë, me shijen e mjaltit nën gjuhë,
Kur kishim sy me e pa dritën,
Kur kishim duar me e prek argjilën
me i dhan krejt formën e vazos për me i shtu lulnajë andrrash,
Çka u ba sodit, ishte dje. Nesër , ani nesër
Sundues, skllevër, mbretër,
Ngultas në asht njeriu,
Si metal i ftohtë nën gjuhë,
As zotëri, as shërbëtor!
Përmbys, sundon, dritën…

ObserverKult