Eranda Libohova: Bota iluzion (teksti dhe kënga)

Bota iluzion

Fjalë dashurie, det mrekullie
Nga ty sa shpesh dëgjoja,
Ku e dija unë kuptimin e tyre,
Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

Fjalën “Të Dua” nga buzët e tua
Më the të lutem shqiptoje,
Nuk je hije që më ndjek ti muam
E vërteta ti je bota ty të dua…

Fluturoja me avionin,
Qe e lindi imagjinata
Ku e dija unë kufirin,
Ku ish dita, ku ish nata…

Le të vdisja asgjë s’doja,
Bota ish në kraht e mia,
Vetëm fjalë kisha dëgjuar,
Është e çmendur dashuria.

Çastin jetoj, s’dua të mendoj
Jeta është një film, është si një lojë…

Jetoj ndonjëherë dhe kot
I trazuar shpirti gaz e lot…
E gjithë bota iluzion është
Iluzion…

ObserverKult

Kliko edhe: Irma & Eranda Libohova: Kurrë s’e harroj… (teksti dhe këngë)