“Kthehu për vehte, për mua” këngë me të cilën Eranda Libohova mori pjesë në Festivalin e RTSH-së në vitin 1996

Intepreton Eranda Libohova

Në parqe pemët ishin zhveshur
e zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta,
dikush më foli me zë mekur,
si fletë u drodha kur fryn era.

Vetëm pak kohë kish kaluar,
nga verë e nxehtë që ne jetuam,
…si ëndërr pa mbarim…

Tani më shfaqesh tjetërsuar,
me djallin e bardhë,
o tmerr qenke dashuruar…

Jo s’je ti, jo s’je ti, s’e besojnë sytë
e buza fjalë s‘nxjerr,
po përse, përse, përse,
mëkatin e bën strehë
…e bën strehë?

Jo s’duroj dot kur të shoh
gjak e shpirt të helmuar.
Pse ti shkon n’atë terr, n’atë ferr,
vret lirinë e bekuar.

Thuam’ kush të çoi në dëshpërim,
ty o ëngjëll krahë këputur në udhëtim,
dil nga ky terr ku je verbuar,
zogjtë nga shtegtuan prapë do t’vijnë,
ç’do tu thuash, ku je strukur për një stinë,
dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar,
kthehu për vete për mua…


Lexo edhe:

FLET APO JO ME MOTRËN? ERANDA LIBOHOVA TREGON RAPORTIN E VËRTETË ME IRMËN

Eranda Libohova e ftuar në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin ka folur për dy projektet e saj më të fundit muzikore, si dhe për shumë gjëra të tjera.

Muajt e fundit është thënë shpesh në portale që mes saj dhe motrës tjetër këngëtare, Irma Libohova, nuk ka një raport të mirë, madje u tha që nuk flasin me gojë me njëra-tjetrën.

Përmes melodive, Eranda tregoi disa momente nga jeta e saj të pathëna më herët, teksa jo vetëm që nuk hezitoi të flas për Irmën, por madje të tregonte disa momente unike me të.

Kjo na shtyn të mendojmë se dy motrat i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën, ndoshta nuk mund të jenë shoqe të ngushta mes tyre, por ama nuk është e vërtetë që nuk flasin…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU