Ermira Babaliu: O mos m’u dëshpëro ti, o mos m’u hidhëro (teksti dhe kënga)

Më thanë se të panë ty,
të panë duke lotuar.
Më thanë se të panë ty,
të panë duke lotuar.

Më mirë të qajë unë për ty,
sesa tinë për mua.
Më mirë të qajë unë për ty,
sesa tinë për mua.

O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.
O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.

Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.
Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.

Më thanë se vadisje ti
një kopsht me jargavane.
Më thanë se vadisje ti
një kopsht me jargavane.

Këputma një e falma mu,
aman ç’më dogje xhanë.
Këputma një e falma mu,
aman ç’më dogje xhanë.

O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.
O mos m’u dëshpëro ti,
o mos m’u hidhëro.

Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.
Arapkë moj, syzeskë moj,
sa fort të dashuroj.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

===========================

Lexo edhe:

ARLIND FARIZI: DJALI IM, M’I MIRI, M’I BUKURI, M’I DASHTUNI! TI S’GUXON TË SËMURESH. ASSESI!