F.G. Lorka: Më e tmerrshmja nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës!

Ja disa nga frazat më të bukura të poetit spanjoll Federiko Garsia Lorka

“Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”.

“Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente:  arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i lartë i jetesës. Me pak fjalë: gjeometria dhe ankthi”.

“E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur”.

“Në thelb të çdo vepre të njohur arti është një melankoli e thellë”.

“Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen”./ ObserverKult