Faik Konica: Ja çfarë udhëheqësi e duan shqiptarët

faik konica

“Le Journal” ka botuar të premten e 4 prillit 1913, në faqen e katërt, një shkrim në lidhje me intervistën e Faik Konicës për “Neue Freie Presse”, të cilin. Shkrimi është si më poshtë:

“Shqiptarët nuk duan për udhëheqës Dukën e Montpensier-it

Vjenë, 3 Prill. (Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë të veçantë.)

Faik Bej Konica, president i kongresit shqiptar në Trieste, ekspozon, në një intervistë të botuar nga ‘Neue Freie Presse’, planet për organizimin e brendshëm të Shqipërisë së re dhe thotë se një punë shumë e rëndësishme, do të jetë edukimi i grave shqiptare.

‘Ne nuk do ta marrim Dukën e Montpensier-it si princ’, tha Faik Bej Konica. ‘Ne nuk kemi nevojë për një njeri mondan, ne kemi nevojë për një njeri të hekurt dhe do të dimë se ku ta gjejmë.” /Darsiani/


Lexo edhe:

FAIK KONICA: SOT JEMI KOMBI MË I SËMURË E MË I DOBËTI

Si ishte vendi ynë njëqind vjet më parë e si është sot?

Ndryshim i madh, të cilin do ta rrëfejmë me pak fjalë.

Atëherë Shqipëria, sundimërisht, ishte pothuaj më vete. Kara Mahmuti sipër, Ali Tepeleni poshtë, e sundonin Shqipërinë pa kërkuar urdhëra nga Stambolli. Ata vetë i emëronin gjithë nëpunësit (memurët) e qeverisë, të cilët ishin të gjithë shqiptarë.

Sot kemi mbi krye ca anadollakë që nuk kanë tjetër mendim dhe tjetër punë përveç të varfërojnë vendin e të shuajnë kombësinë tonë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult