Fatbardha Xhani Myslimaj: Unë do të vij…

Unë do të vij si një faqe libri
që të ngelet pa lexuar sërish
vishmë me gjethe këtë fund dimri
me lule limoni më vish…

Unë do të vij si një merimange
trupin me pekule mbështjelle
ti nëse mundesh thuje një thagmë
dhe vishu me puthjet diell…

Unë do të vij si një milingone
me kokërr gruri mbi shpinë
ti hape pak dritaren hidhma një letër
të ta nis me një zog poezinë…