Federiko Garsia Lorka: Sa e vështirë është të të thonë “të dua”

Federico Garcia Lorka
Federiko Garsia Lorka

Poezi nga Federiko Garsia Lorka

Amparo,
sa e vetmuar je në shtëpinë tënde,
veshur me të bardha!

(Ekuator mes jaseminit
dhe livandos.)

Dëgjon
curilat e oborrit tënd
dhe cicërimën e zbehtë të verdhë
të kanarinës.

Në mbrëmje sheh të dridhen
qiparisët me zogjtë,
ndërsa qëndis ngadalë letra
mbi kanavacë.

Amparo,
sa e vetmuar je në shtëpinë tënde,
veshur me të bardha!
Amparo,
dhe sa e vështirë është të të thonë:
të dua!

Përktheu: Faslli Haliti

——————————————————-

Federico Garcia Lorka

LEXO EDHE:

MEQË NUK U SHQETËSOVA PËR LINDJEN, NUK KAM PSE TË SHQETËSOHEM PËR VDEKJEN

Ja disa nga thëniet më të bukura të poetit spanjoll, Federiko Garsia Lorka:

“Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”.

“Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente: arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i lartë i jetesës. Me pak fjalë: gjeometria dhe ankthi”.

“E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur”.

“Në thelb të çdo vepre të njohur arti është një melankoli e thellë”.

“Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen”.


Lexo edhe:

FEDERIKO GARSIA LORKA: AH, DASHURIA QË IKU PËRGJITHMONË…

Rrjedh lumi Guadalkivir
ndër ullinj edhe limonë.
Të dy lumenjtë e Granadës
në grurë zbresin nga bora.

Ah, dashuria
që iku përgjithmonë!

Lumi Guadalkivir
i ka mjekrat shegë all.
Nga dy lumenjtë e Granadës-
njëri lot e tjetri gjak…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU