Filmi “Dueli i heshtur”, Reshat Arbana flet për prapaskenën

Reshat

Kur ulesh në një tavolinë me Reshat Arbanën, të duket sikur ke përballë një personazh filmi. Portret i hijshëm, zë i fuqishëm, figurë frymëzuese. E pamundur të zhvillosh një bisedë, pa u ndërprerë nga dhjetëra përshëndetje njerëzish, që i urojnë një ditë të mbarë apo që duan t’i shtrëngojnë dorën.

Është ende herët, se me gjasë do kishte edhe nga ata që do e donin edhe një fotografi me aktorin, një nga më të mirët e skenës dhe ekranit shqiptar.

“Emrin nuk e blen dot me para. Emrin ta jep ai njeriu i thjeshtë që të përshëndet në rrugë.” – thotë aktori, i cili ua kthen të gjithëve përshëndetjen me dorë në zemër.

Ka realizuar 45 role. Jo të gjithë i ka të zemrës, por për të gjithë ka punuar fort. Kështu kur dëgjon debate për ndalime filmash apo “zbardhje të vërtetash”, e pamundur ta fshehë indinjatën.

“Kemi dhënë kaq shumë nga vetja, jemi emocionuar për t’u dhënë njerëzve emocion, saqë nuk e kuptoj se si mund të dalë dikush e të thotë, të ndalohet!” – thotë aktori.

Sipas tij, të mendosh sot se filmat e para ’90-ve nxisin ideologjinë komuniste ndër të rinj, është tërësisht absurde.

Edhe pse nuk i ndjek fort mediat, ai mendon se jo rrallëherë, sipas tij thonë të pavërteta e të shtrembërojnë fjalët.

Këtu ai i përgjigjet ftesës për të rrëfyer diçka nga eksperienca e tij, në kastin e aktorëve të filmit “Duel i heshtur”.

Ai kishte rolin e Islamit, një prej marinarëve që kërkonte të arratisej. Disa ditë më parë, ish-drejtori i Arkivave të Ministrisë së Brendshme publikoi disa dokumente dhe hodhi dyshimin mbi vërtetësinë e ngjarjeve të trajtuara, çka e kishte bërë më parë edhe gazetari Fatos Baxhaku.

Reshat Arbana, “Nderi i kombit”, tregon për “Panoramën” si u realizuan xhirimet e filmit në det të hapur mes dallgësh. Tregon se si e njohu Spiro Koten dhe takimi me Vlashin nga Rrogozhina, që pretendonte se ishte pikërisht ai personazhi që Arbana luante në film. Veç të tjerash, ai kujton si u bë aktor dhe sa i ka dhënë ky profesion. Jo para, por dashurinë e njerëzve.

—————————

Lexo edhe: “NERVOZOHET” RESHAT ARBANA: MË KANË LODHUR TELENOVELAT, KTHEHUNI TE FILMI SHQIPTAR

Reshat Arbana, aktor i shquar i teatrit dhe kinematografisë, me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun. Rolet e tij kanë pasuruar me vlera kulturën kombëtare. Dhe edhe në filmin “Ada” ai solli një tjetër personazh të realizuar mjeshtërisht.

Në një bisedë të zhvilluar me aktorin, ai tregon se filmi trajton probleme sociale që gjenden çdo ditë në shoqërinë shqiptare. Duke shtuar se mikpritja që i bëri publiku i fali jo pak kënaqësi.

Këtë herë regjisori Spartak Pecani i besoi rolin e babait, ku aktori Reshat Arbana sërish përcolli para publikut një figurë të realizuar më së miri artistikisht. Nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, aktori i njohur tregon se nuk i mungon dëshira për të lozur në filma.

Shprehet se në më shumë se 45 filma të karrierës së tij ka pasur jo pak momente të vështira. Por gjithçka në karrierën artistike, teatër dhe film, e ka bërë me shumë pasion.

-Filmi “Ada” me regji të Spartak Pecanit ju riktheu para publikut në ekranin e kinemasë. Si ishte këtë herë rikthimi juaj në kinema, dhe filmi para publikut?

– Kam qenë në dilemë se si do të ta dalë filmi, dhe normal që…

Leximin e plotë mund ta bëni këtu.