Fjalimi emocionues dhe me lot në sy i aktorit që fitoi çmimin “Oscar”: S’mund ta besoj që kjo më ka ndodhur mua…

Ke Huy Quan u shpall Aktori më i mirë Joprotagonist në Oscar dhe mes lotësh mbajti fjalimin prekës dhe frymëzues.

Ai e nisi fjalën me mbërritjen nga Vietnami në Amerikë si emigrant ilegal përmes një varke dhe e mbylli me rëndësinë që ka ndjekja e ëndrrave.

“Udhëtimi im filloi në një varkë. Kalova një vit në një kamp refugjatësh dhe tashmë gjendem këtu, në zemër të Hollivudit.

Thonë se histori si kjo ndodhin vetëm në filma. Unë s’mund ta besoj që kjo më ka ndodhur mua.

Kjo është ëndrra amerikane. Ëndrra është diçka ku duhet besuar fort. Unë isha gati duke hequr dorë nga imja. Për të gjithë ju atje jashtë, ju lutem mbajini ëndrrat gjallë”, tha Quan./Tiranapost.al

ObserverKult


oscars

Lexo edhe:

SHPALLËN NOMINIMET PËR OSCARS 2023, FILMI GJERMAN NË GARË PËR 8 ÇMIME

Janë shpallur nominimet për çmimet Oscars 2023. “All Quiet on the Western Front” është filmi më i spikatur në këtë edicion, një produksioni i cili është kandidat për 8 çmime.

Ky produksion gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.

Filmi që pati premierën në shtator të vitit që lamë pas është nominuar në kategoritë: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal, Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni.

Teksa të tjerë filma janë po ashtu në garën për të rrëmbyer një OSCARS në këtë edicion.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult