Petraq Kolevica: Shko dhe ti…

platoni petraq kolevica fli e dashur

Fluturo, dallëndyshe,
Fluturo!
Shumë shoqe të shkuan më parë,
Shko dhe ti me ato,
Mos qëndro
Përmbi lisin e tharë.
Lisi, që mbi supe të mban,
Tek ti sheh ato hire,
Fshan
Dhe i kërrusur qan
Me lotë të rëndë rëshirë.
Shko, pra, dallëndyshe,
Fluturo
Tok me shoqet, që shkuan më parë.
Lëre lisin e tharë
Atje,
Me gjoks e më zemër të çarë.
Dhe në takofsh ndonjë re,
Lutju,
Lutju t’i hedhë një rrufe
Edhe t’i vërë zjarre!

*Titulli i origjinalit: “Dallëndyshja


Lexo edhe:


RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica.

Inxhinierja e ndërtimit, që u njoh me zbatimet në terren që në moshën 25- vjeçare, edhe pse me nota nostalgjie, tregon për këtë pjesë të bukur të jetës së saj, që i ka dhënë më shumë se kënaqësi.

Puna e bërë me përkushtim e profesionalizëm do të vlerësohej shumë vite më vonë me disa fletushka lavdërimi apo medalje pune…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU