Fotografi të rralla të Shqipërisë gjatë kohës së diktaturës

Në maj të vitit 1987 një fotograf holandez Piet de Blanken vizitoi Shqipërinë si pjesë e një grupi fotografësh të njohur holandez të deklaruar për kohën si “shokët e idealit”.

Duke njohur mirë rregullat e sistemit fotografi De Blanken e dinte se do të ishte thuajse e pamundur për të fotografimi i vendit dhe më pas transportimi i filmit pa u vënë re nga njerëzit e shërbimit sekret. Kontaktet midis shqiptarëve dhe turistëve të huaj ishin të ndaluara, ndaj kjo e vështirsonte akoma më shumë procesin e fotografimit.

Megjithatë, ky fotograf ia doli mbanë të jetësonte disa imazhe me aparatin e tij.Filmin e aparatit u kujdes ta fshihte në valixhen e mikut të tij Johan Janse për ta shpëtuar nga sekuestrimi gjatë kontrollit të fundit përpara se të largohej nga Shqipëria, transmeton ‘konica.al’.

Në foto nga ky fotograf tregohen kryesisht momente të thjeshta të jetës së përditshme. Një përditshmëri e kornizuar nga rregullat e mirëpërcaktuara të regjimit. Ajo pjesë e publikut që ka jetuar në Shqipërine e atyre viteve teksa i sheh përjeton një kthim në kohë ndërsa për të lindurit e pas viteve ’90 fotot paraqesin një realitet të cilin nuk kanë mundur ta gjejnë askund përveçse në tregimet e prindërve apo gjyshërve të tyre.

Këto foto u ekspozuan në Muzeun Historik Kombëtar kohë më parë./www.denblanken.com

LEXO EDHE: Fotografi të rralla: Kur Bekim Fehmiu erdhi në Shqipëri

Bekim Fehmiu ose më qartë, aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit, në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë, si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.

Ishte akoma një kohë “liberalizmi” dhe akoma nuk kishte filluar goditja vdekjeprurëse artit dhe kulturës në Shqipëri nga Enver Hoxha, e në këtë fazë, është lejuar edhe vizita e një aktori të tillë të madh, në vendin më të izoluar ndoshta të të gjithë botës…

PËR MË SHUMË KLIKONI KËTU