Asnjë njeri s’do ishte aq besnik! Hachiko, qeni që nuk pranoi vdekjen e të zotit!

Kjo është fotografia e fundit e qenit Hachiko… qenit që u kthye në simbol të besnikërisë. Sigurisht e keni dëgjuar rrëfimin për të.
Çdo ditë, për 10 vjet rresht pas vdekjes së të zotit, profesorit Hidesaburo Ueno, qeni vazhdoi që të shkonte në stacionin e Shibuyas për ta pritur që të kthehej nga puna.
Ashtu ishte mësuar ta priste kur ishte gjallë dhe ashtu vazhdoi ta priste edhe pas vdekjes…
Hachiko nuk u ndal, derisa i erdhi një ditë vdekja. Aty ngordhi, i rrethuar nga njerëz të shumtë, që të prekur nga besnikëria e tij, kujdeseshin çdo ditë për ta ushqyer.

Historia e qenit të racës Akita Inu u bë e famshme në të gjithë botën përmes librave dhe filmave, mes të cilëve dallohet ai me titull ‘Hachiko, miku yt më i mirë’, (2009) ku rolin kryesor luan Richard Gere. Film i bukur, por shumë i dhimbshëm. Nëse nuk e keni parë, shikojeni patjetër. Do ta kuptoni se çka është besnikëria e vërtetë!

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

FALLACI: VDEKJA E NJË DASHNIE ASHT SI VDEKJA E NJË NJERIU TË DASHTUN!

Nuk isha tuj kërku trupin tand…
as përqafime të tërbume apo të ambla.
Nuk ishte trupi që isha tuj kërku,
por shpirti jot,
mendimet tueja,
ndjenjat tueja,
andrrat tueja,
poezitë tueja.

Vdekja e një dashnie asht si vdekja e një njeriu të dashtun.
Len të njëjtën agoni, të njëjtën zbrazëti,
të njëjtin refuzim për me ju dorëzu asaj zbrazëtie,
edhe nëse e ke pritë,
apo e ke shkaktu, ndoshta dashtë për vetëmbrojtje
ose arsye të shndoshtë ose edhe nevojë për liri.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult