Fotot që “fshehu” komunizmi, do të habiteni me Shqipërinë e diktaturës

Periudha e diktaturës, ishte pjesa më e errët e Shqipërisë që e izoloi nga bota e jashtme, edhe të huajt ishin të paktë ata që vizitonin Shqipërinë komuniste.

Por kishte edhe nga huaj, ndonëse shumë pak, që kishin projekte dhe lejoheshin që të vizitonin Shqipërinë e i tillë ishte dhe fotografi Erik Steward i cili ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988.

Ky ishte një vit i vështirë për shqiptarët pasi varfëria ishte ne kulmin e saj, për pak kohë do të vinte edhe rrëzimi i sistemin diktatorial, transmeton ‘konica.al’.

Këto janë disa nga fotot e tij në Shkodër, Tiranë, Berat, Durrës, Krujë, Gjirokastër etj.

Shikoni fotot e rralla të Shqipërisë, që nuk u publikuan asnjëherë.

Fotot që “fshehu” komunizmi, do të habiteni me Shqipërinë e diktaturës

—————————————————————————————–

LEXO EDHE: Fotot e rralla: Të mos harrojmë historinë e anijes ‘Vlora’


Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’. Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.

Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane. Anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991. Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.

Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.

Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare. Sidomos nga Amnesty International.

Historia e anijes ‘Vlora’ ishte përdorur gjerësisht kohë më parë. Në kuadrin e krizës së refugjatëve.

Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e patën përdorur qëllimisht. Dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve./Mapo.al

Fotot e rralla Të mos harrojmë historinë e anijes Vlora 4
Fotot e rralla Të mos harrojmë historinë e anijes Vlora 6
Fotot e rralla Të mos harrojmë historinë e anijes Vlora000
Fotot e rralla Të mos harrojmë historinë e anijes Vlora00
AnijaVlora1