Frederik Rreshpja: Miting për Enver Hoxhën


Ulërijne servilët dhe injorantët: hosana!
Turma pa tru të bie ndër këmbë
Si popull i mallkuar, fisi i arbërit
I bie në gjunjë urdhërit tënd.

Asnjëri s’e sheh gjakun që rrjedh
Anës tribunës, si lumë.
Fantazmat e martirëve që ti vrave,
Dëshpërohen mbi kokat e turmës.

Por do të vijë një ditë kur bronxin tënd
turma do t’a shqyeje me egërsi.
Dhe do të gdhendë për mallkim,
Bronxin e ndonjë diktatori të ri.

*Shkëputur nga libri Frederik Rreshpja: “100 lirikat”

ObserverKult