Freud: Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë…

Sigmund Frojdi

ObserverKult ua sjell disa thënie të Sigmund Freudit:

Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan.

Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.

Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.

Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.

Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.

Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.

Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.

Të gjithë njerëzit e mëdhenj ruajnë në vetvete diçka fëmijërore.

Humori është mekanizmi më i mirë i mbrojtjes.

ObserverKult

—————

Lexo edhe:

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!