Frida Kahlo: Për dashuni nuk mjafton veç dashunia

S’mundesh me dashurue veç me dishirën me dashtë.
Veç me vullnetin me dashtë.
A me dishirën me ndejtë bashkë.
A veç me besim.
Apo vetëm me ‘unë e due’.
Kaq nuk mjafton.
Nuk mundet m’e mbajtë.

Dashnia nuk mjafton me dashtë.
Lypet me kenë nji histori, mrapa m’u dashtë.
Lypet nji jetë m’e pasë qi m’u dashtë.
Fjalët kurrë s’janë boll për m’u dashtë.
As fjalët e duhuna s’mjaftojnë.
Edhe fjalë dashunije me kenë, prep nuk dalin.

Duhet me bâ nji shetitje bashkë.
Me hangër darkë sbashkut.
Me lexue gazetën.
Me shkue në treg.
Me bâ diçka bashkë.
Qi t’jetë e jona.
Qi t’jemi ne.
Unë dhe ti.
Nuk asht veç me bâ seks dashunia.
Përkundrazi.
Lypen edhe puthjet.
Apo veç me ndejtë tue mshtetë ballin te njani tjetri.
M’u dashtë, duhet nji histori m’e pasë. M’e jetue. A të jetueme.

Kohë lypet.
S’ka si mos me kenë kurrë.
M’u dashtë, duhet nji histori m’e pasë. M’e bâ dhe m’e ja diftue gjithkujt.
S’ka si mos m’e pasë dishirë mos m’e ja kallxue kujt.
Por jo veç me folë.
Asht nji histori m’u bâ sbashkut.
Gjithçka gadi s’ke m’e gjetë.
A me mbrritë kur asht krye.
Unë due ate qi kalon ditën me mue.
Qi me mue shkon jetën.
Qi vjen në treg me mue.
Qi shetit me mue.
Qi ma mbush kohën.
Qi ban historinë bashkë me mue.
Përndryshe jo.
Due ate qi din me ndejtë krejt me mue.
Qi flet me mue.
Qi kthehet tek unë.
Qi më flet edhe pa pasë kurrgja me thanë.
Qi m’puth kryet e flokët kur më kalon pranë.
Qi m’i ban flokët lamsh.

S’due me ditë për romantizmat boshe.
Due çka ditën ma mbush.
Dhe me kenë me ty.
M’u bâ me ty.
Me m’i kallzue gjanat ti.
Ashtu si din ti.
Mrapa të kallzoj për vedi.
Çka baj vetë.
Hyj e dal prej jetës tande.
Dhe ti prej temes.
Si gjylpana qi qep.
Si gjylpana qi për me bashkue, hyn e del.

© shqipëroi Maksim Rakipaj