Mos ia thuaj sekretet e tua atij që nuk di të mbajë të vetat

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:


Nuk mjafton të jesh besimtar, duhet edhe të jesh i besueshëm./ Abbé Pierre

Përpiqu të mbash paraqitjen, që bota të t’japë besim për gjithçka tjetër./ Winston Churchill

Mos ia thuaj sekretet e tua atij që nuk di të mbajë të vetat./ Piovano Arlotto

Duaji të gjithë, besoju pak vetave e mos i bëj keq njeriu./ William Shakespeare

U duhet besuar pak, atyre që flasin shumë./ Marcus Porcius Cato

Mos i beso kurrë atij që flet mirë për të gjithë./ John Churton Collins

Mos ua kini besën njerëzve që nuk kanë pasione./ Iginio Ugo Tarchetti

Pakënaqësia është mungesë besimi tek vetja, dhe ngërç për vullnetin./ Ralph Waldo Emerson

Të mos i besosh askujt është po aq budallallëk sa t’u besosh të gjithëve./ Roberto Gervaso

ObserverKult

—————–

Lexo edhe:


DISA NJERËZ LEXOHEN ME NJË FRYMË DHE HARROHEN PO AQ SHPEJT