Khalil Gibran: Vetëm njerëzit e e vegjël përpiqen të poshtërojnë të tjerët!

Khalil Gibran është një poet, shkrimtar dhe artist libanez. I lindur në qytetin Bsharri në veri të Libanit të ditëve të sotme, atëherë pjesë e Perandorisë Otomane, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara, ku studioi art dhe filloi karrierën letrare. Në botën arabe, ai njihej si një rebel politik dhe i shkrimeve.

Ndërsa në Liban, ai njihet ende si një “hero i letrave”.

Libri “Profeti” i dha famën në botën anglishtfolëse. Ai është poeti i tretë më i shitur në botë pas Shekspirit dhe Laozit.

Në vazhdim mund t’i lexoni disa thënie të tij:

1. Nga dhembja kanë dalë shpirtrat më të fortë, karakteret më të mëdha janë djegur nga plagët.

2. Sjellja e mirë dhe të qenët njerëzor, nuk janë shenjë e dobësisë dhe dëshpërimit, por manifestojnë fuqi dhe vendosmëri.

3. Mos thuaj kam gjetur të vërtetën, por thuaj kam zbuluar një të vërtetë. Nuk e di të vërtetën absolute, por jam i përulur përpara injorancës sime dhe aty qëndron nderi dhe vlerësimi im.

4. Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.

5. E keqja që të bëjnë të tjerët, harrohet më lehtë se e keqja që u bën të tjerëve. Nëse dikush të lëndon, ti mund ta harrosh plagën, por kur ti lëndon dikë, do ta mbash mend gjithmonë.

6. Zemrat që bashkohen në dhembje dhe brengë, nuk do të ndahen nga gëzimi dhe lumturia. Lidhjet që krijohen në trishtim, janë më të forta se ato të kënaqësisë dhe gëzimit. Dashuria që është larë nga lotët, mbetet gjithnjë e pastër dhe besnike.

7. Në ëmbëlsinë e miqësisë, gjendet e qeshura dhe ndarja e kënaqësisë.

ObserverKult

Khalil Gibran

———————————————————————-

LEXO EDHE: Gibran: Dashuria që nuk përtërihet kthehet në skllavëri

Dashuria dhe tema të tjera në thëniet proverbiale të Khalil Gibran mund ti lexoni duke klikuar KËTU