Gjashtë motrat e mbretit Zog që nuk kishin fat aq të mirë

Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një vend i vogël, ku sapo kishte filluar bashkëjetesa mes orientit dhe oksidentit.

Secila nga princeshat zotëronte talent dhe kulturë, madje duke u përfshirë në organizimin shoqëror e deri tek arti ushtarak.

Por, çfarë do t’u rezervonte fati, princeshave të një vendi aq të vogël e të varfër?

Princeshë Nafija u martua me Ceno beg Kryeziun nga Gjakova

Ata lindën një djalë me emrin Esat ose siç njihej si Princ Tati. Ceno beu u vra më 1927-të, në Pragë, ku shërbente si ambasador. Pas vdekjes së tij, princesha së bashku me të birin jetuan në pallatin mbretëror pranë mbretit Zog, edhe gjatë mërgimit, pa u ndarë nga familja. Princesha ndëroi jetë në Kajro.

Princeshë Senija u martua me Princ Mehmed Abid të Turqisë, i biri i Sulltan Abdylhamid II

Martesa pas një kohe nuk rrezulltoi e lumtur ndaj dhe u divorcuan. Duke mos pasur fëmijë. Princesha, më pas qëndroi gjithë jetën pranë të vëllait (Ahmet Zogut) dhe motrave të veta. Ndërsa vitet e fundit të jetës i kaloi në Kanë, Francë, ku edhe ndërroi jetë pikërisht një javë pasi i kishte vdekur e motra, Myzejemja.

Priceshë Adilja u martua me Emin bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem e dy vajza

Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë së bashku. Jetuan në Angli dhe më pas vitet e fundit të jetës i kaloi në Paris. Pranë të birit, Salihut, i cili ishte ende i pamartuar.

Priceshë Myzejmeja, nuk u martua kurrë

Gjithë jetën ia kushtoi humanizmit dhe artit, duke kaluar tërë jetën pranë familjes mbretërore. Vitet e fundit të jetës edhe ajo i kaloi në qytetin e Kanës në Francë, së bashku me motrat, Sanijen dhe Maxhiden.

Priceshë Ruhija, nuk u martua kurrë

Ajo qëndroi gjithmonë pranë vëllait dhe ishte e apasionuar pas artit Ushtarak të cilin e njihte mirrë. Në mërgim ajo u përball me luftën kundër kancerit dhe ndërroi jetë në qytetin Kajro të Egjyptit. Mbreti Faruk i Egjyptit me preardhje shqiptare, për nder të Princeshësh Ruhije, organizoi një ceremoni mortore mbertërore zyrtare.

Princeshë Maxhidja, e lidhte i njëjti fat, me motrat

Edhe ajo nuk u martua kurrë edhe ajo ishte njohëse e mirë e doktrinës ushtarake dhe e apasionuar pas artit kombëtar. Jetoi pranë familjes mbretërore deri më vitin 1961 dhe më pas, u zhvendos te motrat e saj në Kanë, Francë, ku dhe mbylli jetën.

LEXO EDHE: Çfarë i propozoi mbreti Zog Fan Nolit në Shqipëri?