Gjergj Leka & Hersi Matmuja: Sa të çuditshëm njerëzit janë (teksti dhe kënga)

Më rrëmbeu sonte kënga
se donte të më kishte pranë
të thurrte vargje donte zemra
për të gjithë ata që nuk i ka.

Sa të çuditshëm njerëzit janë
ata me sendet na përngjasin
i humbim kur i kemi pranë
dhe i kërkojmë kur i humbasim.

Lozim, qeshim e këndojmë
gënjeshtra jetës na përkund
por asnjëherë nuk mendojmë
se çdo fillim e ka një fund.

Sa të çuditshem njerëzit janë
ata me sendet na përngjasin
i humbim kur i kemi pranë
dhe i kërkojmë kur i humbasim

Dhe sekretin jetës ja kërkojmë
dhe nuk e gjen jo asnjeri
vetëm sa kohë që ne jetojmë
japim marrim dashuri.

Ti jetën bukur e jetove
me njerëzit ndave dashuri
ti mirësi kudo dhurove
dhe nuk kërkove kurrë shpërblim.

Ti zemrën njerëzve ua dhurove
për ta ti qave derdhë lot
mos u nxito të shkosh në re
se ka nevojë për ty kjo botë.

Lozim, qeshim e këndojmë
gënjeshtra jetës na përkund
por asnjëherë nuk mendojmë
se çdo fillim e ka një fund.

Pajtohemi me lindje, vdekje
me ndarje dhe me dashuri
me dallgën luftën dhe përpjekjen
Se thelbi i jetës është pajtim.

Më erdhën sot ca copëza jete
dhe një sekret në vesh më tha
të bëj një këngë, ta kem me vete
për të gjithë ata që nuk i kam.