Guillaume Apollinaire: Njihe veten

Njihe veten
Ky njeri i mrekullueshëm je ti
Nën kapelën e madhe t’kashtës
Syri
Hunda
Goja
Kjo është fytyra yte vezake
Qafa jote e shijshme
Ja më n’fund shëmbëlltyra e pakryer
e bustit tënd t’adhurueshëm
T’shikuar si përmes një reje
Pak më poshtë
Është zemra jote që rrah

 (“Poèmes à Lou”)
Përktheu: Çlirim Lazaj

ObserverKult


ernesto sabato

Lexo edhe:

Sepse, ajo tokë na mëkoi jo vetëm gëzimet dhe virtytet e saj, por, mbi të gjitha, edhe brengat e pasiguritë e saj.»

Ajo lidhje u këput për Françeskon dhe Xhiovaninan para se të agonte shekulli i XX.

Dhe mbrapa mbetën ëndrrat që patën, dëshirat për të ndryshuar botën dhe lidhjet e forta familjare.

Mbase, me duart e tyre punëtore nuk e kishin prekur dot kurrë lumturinë e vërtetë, mbase, atje në Kalabri, lumturia për ta qe vetëm e ashpër, e vrazhdë dhe tepër e shkurtër.

Julia Costanera: Sabato, njeriu

(Fragmente nga libri biografik)

Në shkurt të 1980, gazeta “La Vanguardia” e Barcelonës i paraqiti Sabatos Pyetësorin Proust, bazuar në pyetjet e autorit të “Në kërkim të kohës së humbur”, për t’u përgjigjur me shkrim në një album.

Pyetjes se ku dëshironte të jetonte, ky bir emigrantësh kalabrezë iu përgjigj:

«Aty ku jetoj, në tokën time. Ashtu siç është, e pafat, me të meta, është imja. Sepse, aty kam lindur, aty kam qenë fëmijë, aty kam pasur iluzione, aty kam pasur ëndrra për të ndryshuar botën, aty kam dashur, aty kam vuajtur.

Por pikërisht atje mësuan ç’ishte drita, aroma, shija, tingujt dhe tërë misteret e fëmijërisë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult