Hajnrih Hajne: Çdo natë në ëndërr

Çdo natën në ëndërr të shoh ty,
çdo natë
Drejt teje vrapoj hareshëm me zë të lartë,
nxitoj,
nxitoj, ty në ëndërr të të kap…

Trishtueshëm me sheh,
e kokën tund,
nga sytë e tu të qelqtë
Lotët lumë…

Fshehurazi në vesh,
diç më thua
N‘prehër një tufë lulesh
harruar

E gjumi m‘del…
lulet s‘janë aty
Dhe fjala që n’ëndërr më the…
mbeti me ty

Përktheu: Juliana Vogli