Hesse: Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca…

Hermann Hesse

Hermann Hesse:

…Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet.
Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gelbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie. Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca.

Disa lart janë njerëz e poshtë peshq. Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili…i synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet..

ObserverKult

Lexo edhe:

HERMANN HESSE: SEPSE TË DUA

nuk kam vdekur herman hesse

Sepse të dua vij netëve pëshpëritshëm
me pasion drejt teje
E që ti kurrë mos më harrosh
Shpirtin t’kam joshur drejt meje.

Ai, tashmë më përket mua
Në të mirë e në të keq,
Ty prej kësaj dashurisë sime të çmendur,
Nuk të shpëton dot më as ëngjëll e as dreq.

Përktheu: Juliana Vogli

ObserverKult


Lexo edhe:

HESSE: ÇFARË DO TË ISHTE DASHURIA PA RREZIKUN?

Hermann Hesse (1877-1962) vuajti nga depresioni, duroi kritikat për këndvështrimet e tij pacifiste, dhe kapërceu një seri krizash personale, të cilat e bënë t’i nënshtrohej psikoanalizës me J. B. Lang-un; një proces ky që solli Demian-in (1919), një roman në të cilin personazhi kryesor është në dyzim midis rregullit të ekzistencës borgjeze dhe botës së trazuar dhe joshëse të përvojës sensuale.

Ky konflikt është i dukshëm në romanet e tij të mëpasshme, përfshi Siddhartha (1922), Steppenwolf (1927), Narcissus and Goldmund (1930), dhe vepra e tij më e rëndësishme, The Glass Bead Game (1943).

Hesse fitoi Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1946.

ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie të këtij autori të njohur. Për t’i lexuar klikoni KETU