Anna Magnani zgjodhi të jetonte e vetme…

Anna Maria Magnani
Anna Maria Magnani

Në këtë artikull do të sjellim fjalët e Luca Magnani për nënën e tij Anna Magnani, aktoren e mirënjohur italiane, e cila ka ndërruar jetë shumë vite më parë.

Në fjalët e tij, Luca trajton tematikën e të divorcuarave. Dilemave nëse duhet ta kalojnë jetën të vetme, apo mund të krijojnë njohje të reja.

E ëma e tij, e zhgënjyer nga marrëdhënia e mëparshme, vendosi të jetonte e vetme dhe t’ia dilte. Normalisht që kaloi shumë për t’ia dalë mbanë e vetme, ama arriti të korrte sukses në karrierë dhe njëkohësisht, të rriste me parimet e duhura djalin e saj tëvetëm.

“Nëna ime ka zgjedhur të jetojë vetëm por e lirë, sipas disa modeleve femërore që më vonë u shndërruan në ikona adhurimi. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte më tepër në punë. U bë shumë shpejt e aftë për veten e saj dhe filloi të çante edhe në ambiente mashkullore, të cilat ishin shumë armiqësore me femrat.

Ia doli ta ndërtonte e vetme karrierën e saj artistike, pa pasur mbështetjen e ndonjë producenti, regjisori apo një burri. Mbaj mend që thoshte shpesh: “Mos më hiqni asnjë rrudhë, të gjitha i kam paguar shtrenjtë” dhe më vjen keq tani që mendoj se sa ka vuajtur…”. – Luca Magnani për të ëmën e tij Anna Magnani.

ObserverKult

LEXO EDHE: Merrmëni gjithçka, por jo dashurinë!

Dashuria? Merrmëni gjithçka, çmimin Oscar, paratë, shtëpinë, por dashurinë jo. Dashurinë mos ma merrni: dashuria është shi dhe erë, është diell dhe yll. Dashuria është frymëmarrje dhe, e di, unë e di, është helm.
Ndonjë mbrëmje i them vetes: Anna hap sytë, ky është përvëlimi që të dërgon tek krijuesi.
Sepse, shikoni, e pranoj që kam një karakter të tepruar dhe të papërmbajtur. S’di të frenohem, sa herë dashuroj përkushtohem kokë e këmbë.
Ta dija ç’torturë, mandej të dalësh e gjallë, ç’tragjedi t’ia mbathësh!
Dhe një mëngjes zgjohesh në shtrat dhe s’të ka mbetur më pikë gjaku. Por pastaj ia nis nga e para dhe është e mrekullueshme./ Anna Magnani

ObserverKult