Historia e dhimbshme që fshihet pas “Bunarit të çikave”

(Padalishtë, Drenicë)

Kam ní tuj folë fjalë t’popullit, sobave, se nërmje Strellcit e Deçanit âsht bunari qi thirret Bunari i Çikave. Emni i ka metë kshtu se n’vakt  t’mretit, kur janë kanë ushtrija ksajde (manov-u kishin pasë thanë atyne) bâjn yrysh me i nxanë çikat e atij vêni, ku â’ bunari, e me i shnjerzue. Përpara kanë shkue çikat e mdha deri n’shtatë –tetëmbëdhjetë vjeçe tu’ e ruejtë gjânë.
Çikat, tuj kanë pak (nja tri-katër çika ishin kanë krejt tu’ i ruejtë dhêt) fuqi s’kanë pasë m’u mprojtë, nihëm jo, se aty s’ka pasë kush me shku’ e me u nihmue. Shpijat i kanë pas larg, se janë kanë me gja. Nerën, erzin s’kanë deshtë m’e dhanë e, për mos m’u shnjerzue, janë ra e janë mytë n’bunar.
 Hala sot i thonë ati bunari Bunari i Çikave.

*Shkëputur nga libri i Anton Çettës: “Nga folklori ynë I

Përgatiti: ObserverKult

LEXO EDHE: Nga folklori: Lute Fukarêja