Historia e trishtë e Michael J. Fox: “Ta pranosh sëmundjen nuk do të thotë se je dorëzuar”

“Përpara se të sëmuresha, të gjithë më njihnin si Mike, aktori i ‘Back To The Future’. Më pas u shndërrova në Mike, aktorin me Parkinson. Tani jam Mike me Parkinson. Sëmundja e konsumoi karrierën time dhe në njëfarë mënyre, ajo u shndërrua në karrierën time. U detyrova në këtë mënyrë të ndërtoja një jetë të re, kur isha shumë i lumtur me jetën e vjetër.

Nuk e shoh jetën si një sfidë, apo si një betejë. Di t’i pranoj gjërat. Tashmë jam mësuar të them: ‘Do të jetoj e do të punoj me Parkinsonin’. Ta pranosh këtë fakt nuk do të thotë se je dorëzuar. Do të thotë t’i pranosh gjërat ashtu siç janë, por të besosh edhe se ekziston një mënyrë e mesme për t’ia dalëmbanë. Ndonjëherë më bezdis fakti që nuk e arrij diçka që dua, por mundohem të mos e jap veten.

Përmes fondacionit “Michael J. Fox për Kërkimet mbi Parkinsonin”, ne jemi shndërruar në financuesit më të mëdhenj privatë lidhur me kërkimet mbi sëmundjen e Parkinsonit në botë. Kemi krijuar një infrastrukturë për t’i ndihmuar shkenctarët ta identifikojnë këtë sëmundje, përpara se të shfaqen shenjat klinike dhe përpara se sëmundja të avancojë.

Nuk ka rëndësi se çfarë bëj. Mua më pëlqen të jem i gjallë. Më pëlqen të merrem me diçka e të kem mundësi të bëj diçka. Kjo është për mua lumturia”./Fjalët e Michael J. Fox për “Che Tempo Che Fa”- (bota.al)


Lexo edhe:

HISTORIA E CLAUDIA MORIT DHE ADRIANO CELENTANOS: “KUR E NJOHA, AI ISHTE ASKUSHI…”