Lavdi për të gjitha ato gra të poshtëruara nga jeta, që fshehin plagët e tyre nën veshjet superhero

LAVDI:

Për gruan, burri i së cilës bën një “ndalesë shtesë” çdo natë pas punës.

Për gruan që vajton humbjen e një shtatzënie që askush tjetër nuk e dinte.

Për gruan që shikon gjithmonë përpara, edhe nëse humbet brenda.

Për gruan e pushuar nga puna për vonesën e katërt, sepse ajo ka qenë zgjuar për një javë rresht me një fëmijë të sëmurë.

Për nënën beqare që nuk mund të paguajë faturat këtë muaj.

Për gruan që ka bërë 2 IVF (fertilizim in vitro) dhe ka provuar për pesë vjet pa sukses, por që shfaqet në çdo festë paralindje fëmijësh për fëmijët e miqve të saj.

Për gruan që ende nuk e ka falur veten për abortin që ndodhi 20 vjet më parë.

Për gruan që shikon veten dhe fëmijët e saj kur numëron monedhat në supermarket.

Për gruan që hap derën e lajmit për vdekjen e burrit jashtë vendit tre javë para se të kthehej në shtëpi.

Për gruan që vuan nga ankthi, por askush nuk e kupton se çfarë mund ta stresojë.

Për gruan që i jep veten familjes gjatë gjithë ditës, çdo ditë, dhe thjesht ka nevojë për një pushim.

Për gruan që i buzëqesh të huajve tërë ditën në publik, por qan çdo natë në heshtje.

Për gruan që donte t’i jepte fund, por gjeti forcën për të vazhduar.

Për gruan që çdo natë fle pranë një të huaji.

Për gruan për të cilën gjenetika nuk do ta lejojë kurrë të duket si në revista.

Për gruan që duron çdo marrëdhënie të prishur njëra pas tjetrës, sepse askush nuk e ka mësuar atë çfarë është dashuria.

Për gruan që rrit një vajzë pa baba dhe lutet që historia të mos përsëritet.

Për gruan që dashuron me gjithë zemër dhe që dëshpërimisht ka nevojë të dashurohet. 

Jo një ditë, as një muaj apo dhe e gjitha jeta nuk shërben për të na poshtëruar pas bastisjeve pa kuptim, qesharake… por për të bërë homazhe për të gjitha ato gra të poshtëruara nga jeta nga afeksionet e sëmura.

Ato gra aq të brishta fshehin plagët e tyre nën veshjet superhero!

Tiziana

Përgatiti: Orjona Tresa

ObserverKult


Lexo edhe:

LARG BURRAVE QË JU TREGOJNË MODELIN E GRUAS QË JU DUHET TË BËHENI…

FATOS ARAPI: GLORIA VICTIS (LAVDI HUMBËSVE)