Humori për spiuna në Kukës: Ha mirë se kemi gjithat’ rrugë…


Aty kah vitet ’80, niset njani me u arratisë, po e ve re spiunin që s’i ndahej..
Ai n’autobus, spiuni n’autobus. Ndalet n’Bice dhe futet te menca me ngranë bukë.
Edhe spiuni zu vend te nji tavolinë kah qoshja e lokalit.
Mori nji teke raki, nji pilaf, nji tasqebap dhe nji fasule. E vu re spiunin se kish marrë vetëm nji pilaf.
Ky si donte me u arratisë, me kalue kufinin kah katundi Çajë, i afrohet spiunit dhe i thotë:
-Ha mirë e mirë, jo veç pilaf, se kemi gjithat’ rrugë…
© Petrit Palushi

ObserverKult