Hygo: “Burrat i mbajnë në mend vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë…”

hygo

ObserverKult ua sjellë disa thënie nga Viktor Hygo:

– Ka një spektakël më madhështor se deti: është qielli. Ka një spektakël më madhështor se qielli: është shpirti.

– Gratë mbajnë mend vetëm burrat që i kanë bërë të qeshin; burrat vetëm gratë që i kanë bërë të qajnë.

– Atë çfarë ka krijuar përralla, nganjëherë e përsërit historia.

– Disa mendime janë lutje. Ka çaste që, pavarësisht se cili është qëndrimi i trupit, shpirti është në gjunjë.

– Edhe ideja është ushqim.

– Liria e dashurisë nuk është më pak e rëndësishme se liria e mendimit. Çfarë sot quhet tradhti bashkëshortore, dikur quhej herezi.

– Dashuria: dy veta që janë një person i vetëm.

– Dashuria nuk do që të ketë, do që të dojë.

– Buzëqeshja është dielli që dëbon dimrin nga fytyra njerëzore.

ObserverKult

Lexo edhe:

FJALËT E FUNDIT TË SHKRIMTARIT, VIKTOR HYGO, 3 DITË PARA VDEKJES

falim aq sa dashurojme hygo

Të përmendësh shkrimtarin Viktor Hygo është njëlloj si të flasësh për një forcë natyrore trallisëse. Për një energji krijuese kolosale, që për më shumë se një shekull, nuk ka reshtur së flladituri botën mbarë.

Një vullkan në shpërthim të përhershëm, duke vjellë pareshtur në shekullin e tij poema, romane, drama… E gjitha kjo pavarësisht pengesave ose ndoshta, falë tyre. Pavarësisht tallandive të historisë dhe politikës, të një mërgimi të detyruar 17-vjeçar në Jersey, më pas në Guernsey.

Udhëheqës, personalitet emblematik i romantizmit, një nga poetët më të mëdhenj që ka njohur historia. Mbresëlënës për guximin që tregoi gjatë ngjarjeve të dhjetorit 1851, një staturë vërtet historike, Viktor Hygoi ishte pa dyshim një vizionar.
Ishte një gjeni i përshkuar nga vizioni i brendshëm. Nga një fantazi e patëdytë, – mirëfilli gjeni në krijimin e imazheve. Imazhe që ai rrekej t’i përkthente në fjalë.

Nuk është për t’u habitur që ai ishte një projektues i shquar. Disa nga librat e tij të udhëtimit, si “Franca dhe Belgjika” ose “Alpet dhe Pirenetë”, ilustrohen nga përkujdesi i tij.

Aspekti “vizual” i Viktor Hygo është çelësi magjik për të kuptuar punën e tij. Aty gëlojnë përshkrime plot gjallëri.

Tekstin e plotë e gjeni KETU