I ndrituri që u dogj për së gjalli tha…

ObserverKult ju sjell disa fraza filozofike të Xhordano Brunos:

Keni më shumë frikë ju që më dënoni sesa unë që e pësoj.

E pres dënimin tuaj me më pak frikë sesa ju që e jepni. Vjen koha kur secili do të shohë atë që shoh unë.

Nuk është e natyrshme e as e leverdisshme që pafundësia të jetë e kuptueshme.

E vërteta nuk ndryshon, prej faktit se besohet ose nuk besohet nga shumica e njerëzve.”

Nuk është materia që gjeneron mendimin, por mendimi e gjeneron materien.

Dashuria i bën të moshuarit të çmendur e të rinjtë të mençur.

Drita Hyjnore është gjithmonë brenda njeriut, duke u paraqitur në shqisa dhe në arsye, por njeriu e hedh poshtë.

Dëshira më nxit, ndërsa frika më lidh.

Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë.

Gjatë vdekjes së gjallë, jeta e vdekur jetohet.

Koha është babai i së vërtetës, nëna është mendja jonë./ ObserverKult