“I përndjekuri i dashurisë”, Silva Çaushaj interpreton Agollin

Dritëro Agolli: I përndjekuri i dashurisë

Unë jam i burgosuri yt,
Rroj me prangat që ti m’i ke vënë,
Po çudi, as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zënë.

Kur ti prangat m’i hodhe në mish,
Unë i putha duart e tua,
Është rast i pashëmbullt ta dish,
Që xhelatin ta puth e ta dua!

I përndjekuri yt erotik,
I përndjekur të mbetet gjithmonë!
Erotik i mirë a i lig,
Hidhmi duart në fyt, torturomë!

Ky burgim sa do zgjasë s’e di:
I përjetshëm do kisha dëshirë,
Veç ti eja më shpesh në qeli,
Të përndjekurit tënd i vjen mirë…