Intervistë e rrallë e Dritëro Agollit, e kishte dhënë disa muaj para se të vdiste (Video)

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, Elona Agolli, ka shpërndarë një intervistë mjaft të rrallë të babait të saj dhënë për gazetarin Andrea Danglli disa muaj para se ai të ndërronte jetë.

Në një rrëfim plot humor, Dritëroi përcjell disa nga momentet kyçe të jetës së tij të mbushur plot me dinamizëm.

Teksa përcjell intervistën në faqen zyrtare të poetit të madh, Elona Agolli shkruan:

“Faleminderit Andrea Danglli, mik dhe poet i pagëzuar nga Dritëroi … U çmalla këtë mëngjes me babin, me këtë intervistë që siç edhe më ke shkruar, e dha me mjaft vështirësi, pas një nate të mundimshme me problemet e frymëmarrjes , thuajse 5 vjet më parë…”, nënvizon Elona Agolli.

LEXO EDHE: Dritëro Agolli: Dhe sikur në botë ti mos ishe…