Inva Mula: Për ty Atdhe (teksti dhe kënga)

Për ty Atdhe
më të bukurën këngë
me fuqinë e kësaj zemre do të këndojë
për këto male
për këto fusha të gjana
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.

Për këto male
për këto fusha të gjalla
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj

I bukur je
ngrihesh madhështor
si kështjellë e pamposhtur ti qëndron
në mes dallgësh
shkëmb graniti, vigan
s’u përkule nga çdo stuhi e tufan.

ObserverKult

————————————

LEXO EDHE:

INVA MULA REVOLTOHET: NUK MUND TË JEM SPEKTATORE

Inva Mula, sopranoja e njohur, e cila nuk ishte e pranishme në inaugurimin e rikonstruksionit të Teatrit Kombëtar të Baletit ka shfaqur indirekt marrëdhëniet e ftohta që ka me drejtuesen e këtij institucioni Zana Çelën.

Në një intervistë për Mira Kazhanin sopranoja tha se TKOB-ja duhet të drejtohet nga një profesionist i huaj.

“TKOB duhet ndoshta të drejtohet nga një profesionist, i huaj. Edhe mos aludoni këtu se vetëm unë nuk e bëj atë gjë, për arsyen se kam akoma gjëra për të bërë. Nuk e them për veten time. Teatri duhet të mbahet nga profesionistë”-tha Inva Mula.

Nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore

Më tej, ajo pranoi se Ministria e Kulturës i kishte bërë ftesë për të qenë e pranishme në inaugurim por nuk pranoi pasi ftesa i ishte dërguar si spektatore.

“Si spektatore, dhe nga Ministria e Kulturës si spektatore, por nuk e kam pranuar. Nuk mund të jem spektatore. Inva nuk mund të jetë spektatore. Unë mund të isha edhe 99 vjeç, prapë nuk do isha spektatore në një ngjarje të tillë. Se nuk ishte vetëm hapja e rinovimit të teatrit, por përkonte me një përvjetor të teatrit.

Ky teatër ka një histori. Ky teatër ka një memorie e cila rëndon mbi supet e shumë artistëve. Po një peshë, një gur i rëndësishëm në këtë memorie është familja Mula aty brenda. Nuk bëhet fjalë për Invën. Bëhet fjalë për Nina dhe Avni Mulën...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU